Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali, me pasojë vdekjen e një qytetari dhe lëndimin e 12 të tjerëve, të gjithë nga Maqedonia e Veriut.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Autobusi ishte i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.
Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, ndërsa 12 pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta.
“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.