Aksidentohet ambulanca në Lushnje, humb jetën pacienti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjes.

Një ambulancë është përplasur nga një kamion, e më pas me trafikndarësen në autrostradën Fier-Lushnje.

Për pasojë ka humbur jetën pacienti që ndodhej brenda në Ambulancë, i cili po transportohej me urgjencë drejt Tiranës.

Viktima është Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës.

 


Shtuar 17.09.2023 15:52