Aksidentohen dy automjete në Fier, njëri përfundon në kanal! Dy persona të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorial në qytetin e Fierit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanal ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Si pasojë e përplasjes të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


Shtuar 8.10.2025 20:14

Tags: ,