Aksidenti tragjik, publikohen emrat e të arrestuarve

Aksidenti që u mori jetën tre të rinjve në afërsi të Prizrenit, është shkaktuar si pasojë e garave me makina.

Njëra nga makinat ka goditur disa persona, të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Policia përmes njoftimit për media, ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar.

Më herët, u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

Ndërsa së fundmi, policia njoftoi edhe për arrestimin e një tjetër personi, Irfan Hotin nga fshati Dejnë raporton indeksonline.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20- vjeçare.


Shtuar 17.12.2023 14:59