Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, jep dorëheqjen ministri i Transportit: Kjo quhet përgjegjësi politike

Ministri grek i Transportit dhe Infrastrukturës, Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti, pas përplasjes tragjike mes trenave në Larisa.

Siç u shoreh ai në deklaratën e tij, dorëheqja e tij ishte diçka që ai e ndjente si detyrë të tij, si një shenjë e vogël respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek.

Deklarata

Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe, dhimbja është e papërshkrueshme.

Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht.

Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike.

Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek.

Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave.


Shtuar 1.03.2023 15:29