Aksidenti në tunelin e Krrabës, “Fordi” përplaset me “Audin”: Të plagosurit jashtë rrezikun për jetën

Një aksident me pasojë plagosjen e tre persona është shënuar pak minuta më parë brenda tunelit të Krrabës, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Në njoftimin e bërë nga policia mësohet se një mjeti tip Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Tre shtetasit e mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes janë dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.08.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë . Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.


Shtuar 30.08.2021 13:13