EMRI/ Kapet në “shtëpinë e barit” 1 milion dollarëshe shqiptari: Doja të ndihmoja prindërit (FOTO LAJM)

Një shqiptar i quajtur Jetnor Cuka ka rënë në prangat e Policisë britanike, pas bastisjes që ju bë një shtëpie bari me vlerë 1 milion dollar.

Cuka është 48 vjeç dhe ka hyrë ilegalisht në Britaninë e madhe. Ai kujdesej për 1310 bimë narkotike kanabis me vlerë tregu rreth 1 milion dollar.

Në sallën e gjyqit ai deklaroi se kishte shumë borxhe për të shlyer, përfshi edhe 22 mijë paund që kishte paguar për të ardhur në Angli. Sipas avokatit të tij ai e nisi këtë punë pasi kishte dy prindërit e sëmurë në Shqipëri dhe donte t’I ndihmonte.

Avokati i tij, ka thënë para gjykatësve se Cuka është mashtruar nga bandat. Ai nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal, e kështu, është burgosur për 16 muaj, nga të cilat do të bëjë vetëm 12./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 13:22