E FUNDIT/ Zbardhen vendimet që Asambleja Kombëtare e PS pritet të marrë të enjten, nga Kryesia e re te Rama

Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e Asanblesë së Partisë Socialiste.

Mbledhja do të mbahet në datë 2 Shtator ku pritet të merren vendime të rëndësishme.

Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shtoi se kjo mbedhje është e një rëndësie të veçantë për vetë vendimet që do të merren.

Në axhendë përcaktohet i gjithë rendi i ditës.

Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të ketë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

NJOFTIMI:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

ASAMBLEJA KOMBËTARE

Nr.1, datë, 30.08.2021

Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare

të Partisë Socialiste

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III.Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE

Taulant Balla/ albeu.com


Shtuar 30.08.2021 13:02