Aksidenti në Peshkopi/ Efektivi i policisë në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi Alban Shoti, 27-vjeç ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur efektivin e policisë Veli Gjurra, i cili po ecte në trotuar.

Nga lëndimet e marra, efektivi është dërguar te spitali i Traumës në kryeqytet dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se Gjurra ka marrë dëmtime në kokë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit.