Buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Janë aty për të sinjalizuar arritjen e kufomave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.
Gjithçka është qetë rreth tyre, nuk ka qytetarë tani për tani.
Megjithatë, duket se ndryshimi i programit do të ulë edhe interesimin për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Kjo sepse familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë në shtëpitë e tyre sa më herët, para namazit të xhumasë, kjo që varrimi i tyre të bëhet në këtë vakt të faljes.
Ndërkaq në ora 10:20 pritet të aterojë edhe avioni i parë nga Bullgaria, për të sjellë kufomat e para të 45 viktimave që humbën jetën pasi autobusi i “Besa trans” u përflak në autostradën “Struma” në Bullgari, teksa ktheheshin nga Turqia./TV21/