Aksidenti me 4 viktima, mjeku: Të plagosurit të vetëdijshëm, dy do transportohen te Trauma

Një aksident i rëndë ku u shua një familje me katër anëtarë dhe u plagosën tre të tjerë ka ndodhur këtë të premte në aksin Levan-Vlorë.

Shefit i Reaminacionit pranë spitalit rajonal Vlorë në një prononcim për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve nga ky aksident.

Mjeku ka bërë me dije se dy prej të plagosurve do të nisen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me gërvishtje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë”, ka thënë mjeku./abc news


Shtuar 25.06.2021 12:06