Aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi në Librazhd

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Librazhd-Prrenjas, ku humbi jetën 18-vjeçari Dorian Belba. Ai po udhëtonte bashkë me shokët e tij.

Policia njofton se ka vënë në pranga shoferin 21-vjeçar, Meglind Zeneli, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Të lidhura

None found

Njoftimi:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Meglind Zeneli, 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi Dorian Belba, si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe Gerald Verçani 19-vjeç, Janikos Shyti 20-vjeç.


Shtuar më 5.02.2024 12:19

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber