Aksident tragjik, raportohet se 17 persona kanë humbur jetën

Gjatë natës në shtetin brazilian të Pernambucos, është regjistruar një aksidrnt tragjik, ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën.

Një autobus turistik që transportonte më shumë se 30 pasagjerë, u përmbys në autostradën BR-423, midis komunave Paranatama dhe Saloá, në një zonë rurale.

Sipas Policisë, automjeti, i licencuar siç duhet për transport turistik, ishte nisur nga komuna e Brumados, në shtetin e Bahias, dhe po shkonte drejt Santa Cruz do Capibaribe, në Pernambuco, kur doli nga rruga në një segment të njohur si Serra dos Ventos.

Shkaku i aksidentit mbetet nën hetim.


Shtuar 19.10.2025 11:50