Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Kotë. Mësohet se, si pasojë përplasjes së dy automjeteve, kanë humbur jetën dy drejtuesit.
Përveç viktimave, raportohet edhe për një pasagjer të plagosur, i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit për trajtim të nevojshëm. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në terren për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në këtë aksident tragjik.
