Aksidenti tragjik i mori jetën, 28-vjeçari anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë (EMRI)

Një aksident tragjik i mori jetën një 28-vjeçari mbrëmjen e djeshme në aksin Gosë-Vilë Bashtovë.

Bajazit Thaçi ishte anëtar i Këshillit bashkiak në Rrogozhinë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë”,  shkruan Këshilli Bashkiak.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe. Benz-i doli nga rruga duke i marrë jetën 28 vjeçarit.

 


Shtuar 17.11.2023 14:22