Një akident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një punonjës i patrullës së përgjithshme të Policisë së Vlorës ka përplasur me makinë një këmbësor. I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.