Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor u regjistrua në urën e re mbi lumin Drin, në hyrje të qytetit të Kukësit, ku tre automjete, të gjitha me targa të Kosovës, u përplasën mes tyre.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Për shkak të aksidentit, autoritetet vendosën devijimin e trafikut në urën e vjetër, ç`ka ka sjellë radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme për udhëtarët që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, kryesisht me destinacion bregdetin verior.
Automjetet e përfshira në aksident ishin nisur drejt plazhit të Velipojës.
Ndërkohë, trafik i rënduar është shënuar edhe në autostradën Morinë-Milot, ku fluksi i automjeteve që udhëtojnë drejt bregdetit ka sjellë ngadalësim të lëvizjes dhe formimin e kolonave të gjata.