Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Liqenit të Farkës në Tiranë.
Drejtuesi i një automjeti për arsye ende të paditura ka humbur kontrollin, për rrjedhojë makina ka dalë nga rruga dhe është futur në një lokal.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, babë e bir 50 dhe 25 vjeç , të cilët kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre kur makina është futur brenda.
Babë e bir ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Njoftimi policise
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç.
Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.
Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/