Aksident në Tiranë, makina përfundon mbi trafik ndarësen, bllokohet autostrada nga të dyja anët

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të TEG-ut. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafik ndarëse

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por nga informacionet paraprake bëhet me dije se aksidenti ka shkaktuar trafik të madh.

Të dyja anët e autostradës janë bllokuar nga trafiku.

Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 2.11.2022 17:31