Paraditen e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku mbeti e plagosur një 2-vjeçare.
Automjeti me drejtues shtetasin A. V., është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues shtetasin F. H. dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Të lidhura
None found
Si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin F. H., e cila është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, informon policia e Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
