Aksident në Sarandë/ Kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës, pamje nga vendi i ngjajres

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Skërficë–Sarandë, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në dalje të tunelit të Skërficës.

Sipas të dhënave nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, mjeti tip “DAF” me targë AB034KB, i drejtuar nga shtetasi Rustem Hasku, 60 vjeç, ka devijuar nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat kryen veprimet e para hetimore. Nga testet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool.

Fatmirësisht, pavarësisht përmbysjes së kamionit, drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit.


Shtuar 1.05.2026 13:26