Aksident në Milot-Rrëshen, përfundon në spital shoferi 80-vjeçar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Frang. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë është lënduar njëri nga shoferët, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se mjeti me mjeti me targa të huaja ka ndaluar pas një parakalimit të gabuar nga një mjey tjetër, dërsa dy autovetura që ishin pas tij janë përplasur.

Nga kjo përplasje 80-vjeçari që drejtonte një nga mjetet ka mbetur i lënduar./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 13:11