Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kurbinit/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com