Aksident në Maliq: Një shtetas humb kontrollin e motorit, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Drithas të Maliqit.

Një ambulancë është nisur drejt vendngjarjes dhe sipas informacioneve shtetasi i lënduar ende nuk reagon.

Do të transportohet drejt spitalit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i plotë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2021, rreth orës 20:45, në afërsi të urës së fshatit Drithas, Maliq, shtetasi K. S., rreth 35 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se është rrëzuar nga mjeti tip motoçikletë, pa targa, të cilën drejtonte dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 20.12.2021 21:19