Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të Maliqit,
Mësohet se shtetasi me inicialet F. M., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, e për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve policore, është plagosur shoferi dhe një pasagjer.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 01:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të Maliqit, shtetasi F. M., duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Është dëmtuar shtetasi F. M. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.