Aksident në Librazhd, shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Librazhd, ku një makina ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga shoferi.

Një 40-vjeçar me inicialet A.B., me shtetësi rumune, ka humbur kontrollin e makinës së tij tip “Hyndai” duke dale nga rruga. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë

Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetesi Rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.


Shtuar 18.07.2021 12:30