Aksident në Kukës, autori largohet nga vendngjarja

Gjatë natës, një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës. Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit, kalimtarët kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë.

Siç raportohet mjeti është i shkatërruar në gjysmë, si pasojë e një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

Mjeti tip “Benz”, me targa AA 428 CT, dyshohet se ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes.

Gjithashtu, mësohet se se nga goditja e fuqishme mjeti është zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Nërsa mjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

Megjithatë ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, përfshirë drejtuesin apo pasagjerë.


Shtuar 23.10.2025 07:49