Aksident në Elbasan, përplaset me furgonin, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku një person ka humbur jetën.

Sipas burimeve paraprake, një furgon ka përplasur një motor e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, i cili ka humbur jetën , pavarësisht se ai u transportuar në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Njoftim policie

Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shtuar 22.09.2022 10:41