Aksident në Elbasan, dy persona në gjendje të rëndë për jetën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, duke lënë të plagosur dy persona.
 
Këto dy të fundit, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion. Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit.
 
Dy personat që ishin brenda, shoferi dhe pasagjeri u plagosën rëndë. Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 13.03.2021 23:25