Aksident në Durrës, lëndohet një 23-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mbrëmë pak para mesnate, ditën e djeshme. Një makinë tip “Smart” është përplasur me një motor, dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 08:09