“Pate jetë të shkurtër, por plot dinjitet”, përlot pedagogia e 22-vjeçares që vdiq në Durrës: Nuk zgjodhe të ikje, por…

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Erisa Aliaj, 22 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.

22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë ditën e djeshme policia njoftoi se e reja ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Të lidhura

None found

Mbi ngjarjen ka reaguar një nga pedagoget e 22-vjeçares, Eva Allushi.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se e reja që humbi jetën përveçse studionte, edhe punonte.
Sipas saj në kohën kur ka pësuar aksidentin, 22-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Pedagogia ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj,

Postimi i plotë:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?!

Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.

Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.

Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.

Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket!

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili është identiikuar si Indrit Uka, 24 vjeç. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik./Albeu.com/


Shtuar më 22.06.2023 08:05

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş