Një mjet tip Benz, me targa AA 987 YJ, duke dalë nga një servis makinash është përlasur me mjetin tip Seat me targa TR 8536 M, që i përkiste një kompanie ”Security”.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerët, Sose Toska e Sali Toska, që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz, ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com