Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një frenim i menjëhershëm i njërit prej automjeteve që lëvizte në sensin Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Sukthit, dhe më pas mjetet e tjera kanë goditur njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve si pasojë e aksidentin është bllokuar rruga për disa minuta, dhe më pas është bërë zhvendosja e mjeteve të aksidentuara.