Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, 4 persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë–Delvinë. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Shijan, ku dy makina janë përplasur.

Makinat e përplasura janë tip Ford, i drejtuar nga 64-vjeçari Leonard Begolli dhe një automjet tip Mercedez Benz në pronësi të Alen Preçit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona, përfshirë të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.


Shtuar 5.07.2025 18:27