Aksident në aksin Lushnje-Çermë, “Benzi” përplas drejtuesin e biçikletës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident u regjistrua në aksin rrugor Lushnje-Çermë, duke lënë pas një person të plagosur.

Policia sqaroi se shtetasi B. Z., 65-vjeç, udhëtonte me biçikletë në momentin kur u godit nga një automjet tip Benz.

Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnje-Çermë”, shtetasi A. R., 52-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65-vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.03.2024 09:26