Aksident në aksin Koplik-Shkodër/ Përplasen dy makina, plagosen tre fëmijë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ku janë përplasur dy makina, e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre fëmijë.

Sipas burimeve zyrtare, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21-vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50-vjeç, banues në fshatin Pjetërshan.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7-vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.10.2024 11:40