Rreth orës 12:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier-Shegan-Kuçovë.
Në ngjarje është përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë, tip trajler, si dhe dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha. Ende nuk është përcaktuar nëse automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën apo janë goditur nga trajleri.
Të lidhura
None found
Një e re, e cila drejtonte njërën prej makinave, ka marrë dëmtime të konsiderueshme. Ambulanca e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjes. Automjeti i saj është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, ndërsa makina tjetër, e tipit Audi, ka pësuar dëme materiale.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njëkohësisht, po kërkohet trajleri, i cili është larguar pasi shkaktoi përplasjen.
Priten të dhëna të tjera për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes në këtë rrugë nacionale mjaft të frekuentuar, e cila lidh zonën e Kuçovës me Lushnjen.
