Aksident masiv në Fier, përplasen disa automjete dhe një motor (VIDEO)

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe një motor. Në këtë përplasje mjetesh nuk ka viktima apo të plagosur por vetëm dëme materiale

Automjetet e përfshira në aksident janë një automjet tip Honda civic, Golf 4, motor shpërndaras picash, automjet tip Skoda dhe një mjet tip, Peugeot.

Në vendngjarje ka mbërritor policia e qarkullimit rrugor, e cila po kryen verifikimet e automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve nëse kanë përdorur alkool apo nëse janë të pajisur me leje drejtimi mjetesh pasi kemi të bëjmë me pakujdesi dhe shkelje të shpejtësisë tej normave të lejuara./albeu.com


Shtuar 23.09.2022 17:48