Takoi Metën, Yuri Kim: Partitë politike të bëhen bashkë për të çuar përpara negociatat me BE-në

Ambasadorja e SHB-ve në Tiranë, Yuri Kim, k zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Pas takimit, Ambasada, në Facebook, shkruan se takimi u bë në kuadër të takimeve të vazhdueshme me udhëheqësit politikë shqiptarë. Ndër të tjera, ambasada shkruan se partitë politike duhet të bëhen bashkë për të çuar përpara negociatat me BE-në.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkruan Ambsada./albeu.com

Shtuar 23.09.2022 17:41