Aksident masiv në aksin “Lushnjë-Fier”/ Përplasen tre automjete

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Kanë qenë dy automjete, konkretisht tip “Skoda” dhe “Suzuki”, që janë përplasur me njëri tjetrin, ndërsa më pas në aksident është përfshirë një tjetër mjet tip “Audi”.

Të lidhura

None found

Nga përplasja e 3 automjeteve është dëmtuar lehtë një prej pasagjereve e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Shtuar 6.07.2024 13:45