Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Sipas burimeve, bëhet fjalë se janë përplasur 3 mjete me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve të deritanishme, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.
Nga të dhënat paraprake mendohet se mjetet kanë rrëshqitur si shkak i baltës dhe inerteve të rëna në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin fan./albeu.com/