Aksident i trefishtë në Fier: Bie shtylla e ndriçimit, bllokohet hyrja e qytetit

Aksident pranë Drejtorisë së Patentave në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin hyrës për në qytetin e Fierit, ku janë përplasur dy makina me njëri-tjetrën e më pas kanë goditur edhe një tjetër automjet.

Njëri prej tyre është përplasur edhe me një shtylle ndriçimi. Tre automjetet e përfshirë në aksident janë të markës “Mercedes Benz”.

Sipas hetimeve paraprake, mësohet se njeri prej automjeteve, me targë AA 853 BI lëvizte me shpejtësi më të lartë se norma e lejuar ndërsa ka goditur makinën tjetër me targë AA 140BR që dilte nga parkimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa aksi kryesor hyrës për në qytet është bllokuar totalisht. Dëmet materiale janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.


Shtuar 26.03.2021 11:46

Tags: