Milan futet në garë për talentin e Sassuolos

Siç raporton “Footmercato”, Milan tashmë është futur në garë për sulmuesin anësor të Sassuolos, Jeremie Boga.

Ish-lojtari i Chelsea pëlqehet shumë nga Maldini dhe po kërkon ta sjellë në Milano në janar. Boga kërkohet dhe nga disa ekipe të tjera italiane si Roma, Napoli dhe Atalanta.

Së fundmi raportohet se Milan është në garë shumë seriozishtë për të fituar shërbimet e 24-vjeçarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 20:53