Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën “Vasil Shanto”.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se makina ka dalë nga rruga dhe ka plagosur dy këmbësorë në një stacion autobuzi.
Të lidhura
None found
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
