Besiktas nuk gabon, shpallet kampion i Superligës së Turqisë

Skuadra e Besiktasit është shpallur kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2020/21 pasi me jo pak vështirësi ndaj Goztepe me rezultatin e përgjithshëm, 1-2.

Në pjesën e parë, tifozët e ‘Beshikit’ patën frikë pasi rezultati ishte 1 me 1 dhe skuadra e Galatasarayt ishte në vendin e parë.

Megjithatë, goli i Ghezzal në minutën e 69’të ia siguroi titullin skuadrës së tij edhe pse ka pikë të njëjta si Galatasaray, nga 84.

Në pozitën e dytë e mbylli Galatasaray, kurse në pozitën e tretë Fenerbahce me 80 pikë./

 

Shtuar 15.05.2021 09:05