Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset rëndë 32-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në kryqëzimin e rruges “Bardhyl” me rrugen “Kongresi i Manastririt”.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me motomjet ku ka mbetur i plagosur 32-vjecari.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. I me motomjetin me drejtues shtetasin R. T, 32 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. T, i cili ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.11.2021 19:40