Aksident i rëndë në Kosovë/ Humbin jetën një grua dhe një fëmijë 3-vjeçar

Ditën e sotme rreth orës 10:50,  është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq).

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Dragash, ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Viktimat janë një grua e moshës 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar, njofton Klankosova.tv.

“Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë”.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësite e tjera relevante.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes se ndihmës se parë  ndalohet për 48 në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit.