Aksident i rëndë në Greqi,1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi ku ka mbetur i vdekur një person dhe 7 persona të tjerë të plagosur.

Njoftohet se dy automjete janë përplasur në Halkidiki në rrethana të pazbulura.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin Kassandreia dhe më pas në G. N. Polygyrou.

Protothema shkruan se mes 7 të plagosurve ka edhe 2 të mitur pa lëndime të rënda. nga të plagosurit e tjerë, 4 kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa 1 ndodhet në gjendje më të rëndë./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 12:48