Aksident i rëndë në Fier, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Patos dhe si pasojë kanë mbetur disa persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ku një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur, ndërsa raportohet se 4 persona janë plagosur.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe tre ambulanca të cilat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit rajonal te Fierit.


Shtuar 19.11.2023 22:00

Tags: ,