Këtë të hënë rreth orës 12:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Thumanë-Kashar, afër Thumanës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Si pasojë e goditjes, viktima 77-vjeçari Rexhep Tamizi, humbi jetën në vend.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e madhe e automjetit dhe ndalesa e gabuar e këmbësorit në rrugë.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.